↑ Return to Haloterapia

Printoje këtë Page

Efektet pozitive

 

Sistemi respirator

 

Një prej mekanizmave patogjen të sëmundjeve pulmonare obstruktive është ç’rregullimi i pastërtisë mukociliare. Klorur natriumi përmirëson rrjedhjen e komponentëve në rrugët e frymëmarrjes dhe normalizon pastërtinë mukociliare. Klorur natriumi është i domosdoshëm për funksionimin normal të epiteliumit ciliar të bronkeve, ndërsa përmbajtja e klorur natriumit në sekretin bronkial të pacientëve me sëmundje kronike të mushkërive zvogëlohet.  Falë ndikimit shërues të aerosolit, efektet përfituese në përmirësimin e traktit të frymëmarrjes janë mjaft evidente.  Çlirimi nga këlbaza, reduktimi i viskozitetit të këlbazës, lehtësimi i kollës dhe ndryshimet që vërehen në auskultim, janë të dukshme.

Haloaerosoli ofron efekt baktericid dhe bakteriostatik në mikroflorën e traktit respirator.  Hulumtimet citobakteriale të përmbajtjes bronkiale dhe nazofaringeale te pacientët me astmë, bronkit obstruktiv kronik dhe fibrozë cistike, tregojnë për faktin se Haloterapia mundëson zvogëlimin e neutrofileve dhe mikro-organizmave patogjen, me ç’rast rrit makrofagun alveolar. 

Haloterapia ka efekt pozitiv humoral dhe efekt pozitiv në imunitetin e pacientëve me sëmundje kronike të mushkërive. Temperatura optimale dhe lagështia, mjedisi me ajër hipoalergjik dhe hipobakterial mirëmbahet në Halodhoma. Largimi i pacientëve nga kontakti me faktorët patogjenik të ajrit ka një ndikim pozitiv shtesë në organizëm.

Sistemi dermal

 

Autoflora sipërfaqësore e lëkurës normalizohet te shumica e pacientëve pas seancave të Haloterapisë, me rritje të aktivitetit të poreve të lëkurës (haloaerosoli i depozituar në lëkurë), rregullim të mikroqarkullimit të gjakut në lëkurë, rritje të hidrimit të lëkurës,

stimulim në rritjen e qelizave të shëndosha të lëkurës, evitim të njollave post-kurative, evitim të kruarjes, çarjeve, gërvishtjeve të lëkurës, eliminim të bakterieve në lëkurë

dhe mirëmbajtje të lëkurës,

Efekti i Haloterapisë është shumëfishtë:

mukolitik,

antibakterial,

anti-inflamator,

anti-edematoz,

hiposensitiv,

imunorregullues,

reparativ-regjenerues dermal,

normalizues i Ph-së së lekurës,

mirëmban lekurën,

anti-stres

dhe relaksues.

Permalinku për këtë artikull: http://halotherapy-ks.com/haloterapia-2/efektet-pozitive/